Mustafa: Kalimi i qytetarëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas po realizohet me procedura të lehtësuara

Mustafa: Kalimi i qytetarëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas po realizohet me procedura të lehtësuara

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka bërë me dije se ministria që drejton dhe Policia e Kosovës kanë bërë angazhime shtesë me qëllim të menaxhimit më të mirë të kalimit në pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në këtë fillim të sezonit veror. “Kalimi i qytetarëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas po realizohet me procedura të lehtësuara nga policia kufitare duke evituar kështu pritjet e gjata”, ka shkruar Mustafa. Ai ka treguar se vështirësi ka në pjesën e kufirit të Shqipërisë për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme për kalimin e automjeteve e sidomos kamionëve dhe maunave nga Shqipëria në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Aivo Orav: Heqja e masave ndaj Kosovës varet nga konsensusi i vendeve anëtare

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, deklaroi se ende nuk ka një përgjigje …