Mustafa: Kosova e ka vendin në BE dhe NATO

Mustafa: Kosova e ka vendin në BE dhe NATO

Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë të shtunën në Malishevë gjatë shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së se sa i përket nismës së Thaçit për procedimin e ushtrisë, ai shpreh përkrahjen për çdo iniciativë e cila do t’ia sigurojë ushtrinë vendit tonë në bashkëpunim me SHBA-të dhe NATO-n. “Ne kemi përfunduar punën tonë në përmbushjen e 95 kritereve për liberalizim të vizave, 94 konsiderohen të plotësuara tërësisht, e kemi përfunduar punën edhe sa i përket matjes së territorit dhe sa i përket caktimit të vijës kufitare dhe tanimë kjo nuk është çështje e Qeverisë. Ne si Qeveri do t’ia procedojmë Kuvendit dhe mbetet përgjegjësi e Kuvendit të vendosë lidhur me këtë çështje.  Është një çështje shumë e rëndësishme për qytetarët tanë, që njerëzit nuk e konsiderojnë që shumë e lehtë por ne jemi këtu të marrim vendim edhe më të rënda për interesat e vendit tonë. Unë konsideroj se pa LDK-në nuk do ta kishim sot një Kosovë të lirë, demokratike, të njohur dhe të pranuar nga 114 shtete, një Kosovë e cila është garanci e paqes dhe sigurisë, një Kosovë e cila po tregon rezultate shumë të mëdha në shumë fusha, edhe në fushën ekonomike, në fushë politike edhe në aspektin e zhvillimit demokratik edhe në aspektin e sigurisë por edhe në aspektin e përgatitjeve tona për anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB”, ka theksuar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …