Mustafa nuk përjashton mundësinë që LDK-ja të përfshihet në Qeverinë e ardhshme, por pa PDK-në dhe duke e ruajtur pozitën udhëheqëse të Qeverisë

Isa Mustafa: Kosova mund të përfitojë në disa fusha me praninë e saj në këtë samit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili mori  pjesë në Samitin e Triestes, ka thënë se takimet që ka zhvilluar janë të një rëndësie të veçantë, pasi është një prezencë e shteteve më të rëndësishme të vendeve evropiane dhe kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për RTK, Mustafa ka shpjeguar se në Samit mbizotëroi tema e bashkëpunimit ekonomik, ku u kërkua që të kalohen problemet zhvillimore dhe po ashtu u kërkua bashkëpunim ekonomik, pa u cenuar sovraniteti i asnjë shteti. “Vazhdimi këtyre takimeve, të cilat kanë filluar në Berlin, është i rëndësishëm, pasi që komunikojmë së bashku dhe të zgjidhim problemet që kemi”, tha Mustafa dhe shtoi se prania e udhëheqësve më të lartë evropian, është një mesazh i mirë për vendeve e Ballkanit Perëndimor dhe është interes i fuqizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj për integrim në BE. Mustafa dha se Kosova mund të përfitojë në disa fusha me praninë e saj në këtë samit. “Mund të përfitojmë në tërheqjen e përbashkët të investimeve të Bashkimit Evropian, mund të përfitojmë në fonde të BE-së për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe në fushën e Teknologjisë Informative në procesin ekonomik”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …