Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të njëanshme e as me konferenca për medie

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie. Ai ka shtuar më tutje se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një retorikë shterpe, ndonëse e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Me Serbinë, na nevojitet marrëveshje për njohje reciproke, në kufijtë në të cilët Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është njohur.  ndërkombëtarisht. “Nevojitet normalizim i marrëdhënieve dhe fqinjësi e mirë”. Ndërsa duke komentuar deklaratat e autoriteteve më të larta të vendit për idenë e ridefinimit të kufirit apo shkëmbimit të territorir, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se kjo është një retorikë shterpe, por e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Njëri premton se e marrim Luginën e Preshevës dhe nuk japim asgjë tjetri se korrigjimi i kufijve shkakton luftë, por të gjithë qeverisin bashkërisht, së bashku i ndajnë rolet, së bashku paraqiten në Bruksel dhe bashkërisht mundohen të mashtrojnë opinionin. Nuk i besohet as njërit e as tjetrit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe, në veri

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele …