Duke komentuar paralajmërimet për fillimin e punimeve për realizim e projektit për ndërtimin e 300 shtëpive në pjesën veriore të vendit në të cilat do të vendosen mandej banor serb, kryeministri, Isa Mustafa ka theksuar se lagjja “Lugina Diellit” nuk do të ndërtohet. Ata nuk kanë të drejtë për ndërtimin e lagjes ‘Lugina e Diellit’. Është e palejueshme dhe nuk ka asnjë vlerë përderisa institucionet nuk kanë dhënë leje, theksoi kryeministri, Isa Mustafa. Këto deklarata ai i bëri gjatë vizitës në Burim ku i shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, inauguroi projektin, “Mbështetja e agro-turizmit, bizneseve dhe zhvillimit ekonomik në Burim”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …