Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social ka kërkuar që taksa të hiqet krejtësisht, ashtu siç po kërkon SHBA-ja. Ai ka thënë se taksa e vendosur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk kishte arsyetim ekonomik, por LDK-ja e kishte përkrahur për të ndalur hovin e kryetarëve, Thaçi – Vuçiq, për pazaret për territorin e Kosovës. Mustafa tutje ka shtuar se pas angazhimit të SHBA-së për dialogun, taksa ka mbetur si relikt dhe po i shërben Serbisë për t’u paraqitur si viktimë. Tutje ai ka shtuar se askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës. Ai thotë se LDK-ja e dëshiron heqjen e taksës, jo vetëm pse e do SHBA-ja, por sepse është i bindur se kjo është në interes të Kosovës. Por ka paralajmëruar se do të vendoset reciprociteti nëse nuk ndryshon Serbia çasje ndaj Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …