Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka vlerësuar lart partinë që e drejton. Ai ka thënë se LDK-ja është shkollë jo vetëm për partitë politike në Kosovë por edhe në Ballkan. “Dy herë kemi drejtuar qeverinë dhe kemi dëshmuar sesi qeveriset me mendje, si qeveriset mirë dhe pa korrupsion. Në çdo palë zgjedhje e kemi rritur përkrahjen dhe numrin e votuesve. Kemi dalë bindshëm të parët edhe në zgjedhjet e fundit lokale. Fushata që po zhvillohet përmes sondazheve të organizuara nga VV është diktatoriale. Ata që duan krejt na çojnë drejt në kollapsim të shtetit dhe të demokracisë. Ata duan ta marrin krejt shtetin, por qytetarët nuk ia japin askujt monopolin dhe diktaturën”, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ai ka nënvizuar më tutje se votuesit dhe përkrahësit e LDK-së nuk bëhen objekt i mercenarëve që janë futur në listën e VV-së. Janë shumë më të mençur e më besnik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …