Pas mbledhjes maratonike të kryesisë së anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila zgjati mbi tri orë, zëdhënësi i saj, Besian Mustafa tha se LDK-ja nuk është barrikaduar. Ai shtoi më tutje se Lidhja Demokratike e Kosovës është unike në arritjen e marrëveshjes qeverisëse më Lëvizjen Vetëvendosje, dhe u konfirmua se sot do të arrihet kjo marrëveshje. Ne kemi përafrime me Vetëvendosjen dhe do të vazhdojmë negociatat, nuk kemi barrikada. Se a do të arrihet marrëveshja mbetët të shihet, ka theksuar pas mbledhjes së anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila zgjati mbi tri orë, zëdhënësi i saj, Besian Mustafa.
