Kryeministri, Isa Mustafa tregoi arsyet e shkarkimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq. Ai në vazhdimësi ka bërë deklarata në kundërshtim me të qenit e tij anëtar i Qeverisë së Kosovës. Po e them sot publikisht se po të ishte ai një ministër shqiptar qysh moti do ta kisha larguar, tha Mustafa. Fakti se jemi në një situatë ku kemi vullnet sa përket hapësirës për integrimin e komunitetit serb, duke pasur parasysh edhe rrethanat në të cilat ndodhemi, jam munduar që të bisedoj disa herë me të dhe t’i bëj vërejtje që duhet të respektojë ligjin dhe Kushtetutën”, ka shtuar kryeministri i vendit. I kemi thënë që çdo gjë mund ta thotë në mbledhjen e Qeverisë, si anëtar i saj, por që s’mundet të punojë këtu e të shkojë në Beograd të japë deklarata që janë kundër subjektivitetit edhe shtetëror dhe juridik të vendit”, ka thënë Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …