Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Mustafa: Masakra e Mejës dhe masakrat e tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë

Me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Mejës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se masakra e Mejës si dhe të gjitha masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë. “Po bëhen 20 vite kur në Mejë të Gjakovës u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës. Poashtu, sot po bëhen 20 vite ku me krenari përkujtojmë të gjithë të rënët që sakrifikuan çdo gjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Lëndina e Pikëllimit” në Mejë të Gjakovës është e mbushur me varre të grave, burrave, fëmijëve dhe të moshurave të cilët nuk u kursyen, të gjithë ata idealist për Kosovën e lirë të cilën nuk arritën dot ta shihnin. Është një ditë më shumë që frymëzohemi për të punuar dhe dashur më shumë shtetin tonë. Kjo ditë të mos jetë vetëm përkujtim i 377 viktimave të masakruara në Mejë por edhe një thirrje më shumë për zbardhjen dhe drejtësinë për të gjitha viktimat e luftës:, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …