Mbledhja e fundit e Qeverisë në detyrë, ku u prezantua puna 100 ditëshe, përplasi ministrat e LDK-së me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Kjo pasi që ky i fundit në fjalimin e tij iu referua LDK-së si “regjimi i vjetër”. Anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, duke iu referuar kësaj përplasjeje, ka thënë se ministrat e LDK-së, e kanë marrë detyrën nga udhëheqja e partisë për të përballuar situatën me COVID-19, andaj vlerëson se të gjitha punët i kanë kryer me përkushtim të plotë. Mustafa ka thënë se në këtë kohë nuk kanë bërë politikë, por janë munduar të jenë në nivel të detyrës për të përballuar situatën e pandemisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …