Mustafa: Modelin e transformimit në Ferizaj, do ta shpërndajmë në tërë Kosovën

Arben Mustafa, kandidat për deputet nga PDK ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliun. Mustafa ka deklaruar se nëse PDK-ja e bën Qeverinë “modelin e transformimit në Ferizaj, do ta shpërndajë në tërë Kosovën”. Respekt për punën dhe personalitetin e Kryetarit Agim Aliu!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Në anën tjetër kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu ka thënë se ishte i nderuar ta mirëpret në takim doktorin e shkencave të ekonomisë në Staffordshire University në Britaninë e Madhe, Arben Mustafën, i cili me përvojën e tij të jashtëzakonshme në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, aftësimet në programe e institucionet prestigjioze ndërkombëtare si  në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Qendrore Evropiane, Bankën Kombëtare të Austrisë etj, paraqet vlerë të jashtëzakonshme për politikën e gjithë shoqërinë. Arben Mustafa është kandidat për Deputet i PDK-së në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu: Energjia e fitores së Bedri Hamzës Kryeministër për Kosovën ma të mirë po konfirmohet e masivizohet çdo ditë

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në një status të tij në facebook …