Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ashpër në lidhje me zhvillimet e fundit politike, përfshirë paralajmërimet e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për arrestimin e deputetit Behxhet Pacolli. Mustafa me anë të një postimi ka treguar se arsye se pse LDK në negocitatat me Vetëvendosjen kishte zgjedhur ministrinë e Punëve të Brendshme, ishte se Vetëvendosje mund ta keqpërdorte atë nëse do ta merrte nën kontroll. “Zgjidhja ishte reflektim i frikës dhe dyshimit se Vetëvendosje do ta keqpërdorë këtë ministri për burgosje të kundërshtarëve, për sajime të dosjeve, për kërcënime, se do tu hakmerret policëve dhe eprorëve të tyre që i mbronin institucionet atëherë kur Vetevendosje ushtronte dhunë”, ka thënë Isa Mustafa.
