Isa Mustafa

Mustafa: Na obligon Pakoja e Ahtisarit për kufijtë e vitit 1974

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalimit të tij në debatin për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se deri më tani nuk është dëshmuar se shqiptarët kanë humbur pronë me marrëveshjen e nënshkruar për demarkimin e kufirit. Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes kishte bërë thirrje që të dokumentohet çdo formë e mundshme nëse ndonjë pronë e Kosovës ka kaluar në Malin e Zi. Nuk është dëshmuar asnjë pëllëmbë tokë se ndonjë pronë ka kaluar në Malin e Zi. Ne na obligon pakoja e Ahtisaarit që të kemi kufijtë e vitit 1974”, ka shtuar ai. Ai e ka konsideruar sukses të Kosovës shënimin e vijës kufitare me shtetet fqinje. Mustafa ka thënë se demarkacioni kontribuon në sigurinë dhe paqen në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi kërkon që më një darkordim të gjitha partive politike vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve

Memli Krasniqi, kritikon Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit

Pas dështimit të seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike …