Mustafa ndihet komod nën flamujt e Serbisë në Graçanicë, nuk pyet për flamurin e Kosovës

Mustafa ndihet komod nën flamujt e Serbisë në Graçanicë, nuk pyet për flamurin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa qëndroi për një vizitë në komunën me shumicë  serbe të Graçanicës dhe bisedoi  me kryetarin e kësaj komune, Vladeta Kostiq. Mustafa premtoi se Qeveria e Kosovës ka  arsye të mëdha që të përkrah këtë komunë dhe të investojë, pasi që qytetarët e Graçanicës duhet të kenë të drejtën për të punuar dhe për të qenë pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit. Gjatë kësaj vizite ai u pyet nga gazetarët  se po ndihet si në një komunë të Kosovës apo Serbisë, duke pasur parasysh që në Graçanicë valojnë vetëm flamujt e Serbisë, Mustafa tha se ai po e viziton një komunë të Kosovës si kryeministër, edhe pse pa flamur dhe pa stemë të shtetit të cilin e përfaqëson. Në komunat me shumicë serbe nuk afishohen simbolet e Kosovës, ndërkohë që kryeministri Mustafa nuk i jep fare rëndësi kësaj çështjeje mbase edhe për faktin se me punën dhe angazhimin e Qeverisë së tij, Kosova ia ka hapur të gjitha dyert Serbisë, jo vetëm në komunat të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …