Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se me ndryshimin e Ligji për veteranët e UÇK-së, dhe miratimin në Kuvend, Kosova do të përfitojë miliona euro nga programet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai ka premtuar se me rritjen e Bruto Produktit Vendor çdo vit do të rritet edhe shuma e cila destinohet për këtë qëllim. “Ne arritëm, që me mirëkuptim dhe marrëveshje me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të përfshijmë këtë kriter në ligj së bashku me instrumentet të cilat e bëjnë të mundur përshtatjen e pagesave, për të mbetur brenda shumës prej 0.7% për vitin 2017. Me rritjen e Bruto Produktit Vendor çdo vit do të rritet edhe shuma e cila destinohet për këtë qëllim”, tha Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …