Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Maltë, ku ka mbajtur një fjalim para 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete, përfshirë kryeministra e presidentë të shteteve më të fuqishme evropiane. “Për LDK-në ashtu sikur se edhe për të gjitha partitë në Kosovë, Evropa nuk ka alternativë tjetër. Në një kohë kur Euro-skepticizmi është në rritje, slogani ynë vazhdon të mbetet ‘Kthimi në Evropë’. Vazhdojmë të besojmë në të ardhmen e përbashkët evropiane. Sidoqoftë, më duhet të theksoj që stabiliteti i rajonit tonë varet në masë të madhe nga gatishmëria e Bashkimit Evropian, që t’i mbajë dyert e hapura për ne. Ne na duhen mesazhe të qarta dhe të prekshme nga Bashkimi Evropian për të ardhmen tonë të përbashkët. Paqja dhe stabiliteti i Evropës sigurohet vetëm atëherë kur Evropa të jetë e plotë, vetëm atëherë kur shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i jenë bashkuar Bashkimit Evropian”, tha Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …