Lidhja Demokratike e Kosovës po e zhvillon mbledhjen e Kuvendit të Punës, pa praninë e medieve. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryeministri dhe njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur zotimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke përsëritur se ai është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndërkaq duke komentuar zhvillimet politike në vend, ai ka thënë se LDK do të ndërtojë ura bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës. Kryeministri Mustafa premtoi se gjatë këtij viti do të krijohet Forca e Armatosur e Kosovës si dhe vendi do të anëtarësohet në Interpol dhe do të aplikojë sërish për t’u anëtarësuar në UNESCO. Pas këtij fjalimi, mediet janë larguar nga salla e mbledhjes. Pritet që në vazhdim të bëhen disa ndryshime në statutin e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …