Isa Mustafa

Mustafa: Ne do ta themelojmë Asociacionin në veri, por serbët po na pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të hartohet dhe me të do të themelohet ky organ. Ndërsa në lidhje me demarkacionin, ai thotë se kjo çështje ka mbetur në duart e komisionit ndërkombëtar. Po ashtu, Mustafa vë në pah se pengesat aktuale me subjektet politike serbe po e mbajnë peng transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. vendimi i Gjykatës Kushtetuese na orienton që ne duhet të punojmë dhe ta themelojmë Asociacionin, sepse sipas këtij vendimi thuhet se ai është bërë pjesë e normave juridike të vendit. Ne do të punojmë në themelimin e Asociacionit dhe do ta koordinojmë këtë aktivitet edhe me Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që ta njoftojmë edhe Kuvendin me të gjithë hapat që duhet t’i ndërmarrim dhe nuk do të veprojmë në mënyrë të njëanshme si qeveri në këtë rast. Statuti duhet t’i dërgohet sërish në shqyrtim Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që kjo Gjykatë të sheh se çdo normë e këtij statuti është në harmoni me vendimin e saj. Dhe, në momentin kur Gjykata Kushtetuese e konsideron se ai është në rregull në pikëpamjet kushtetuese, jo vetëm të frymës, por edhe normave kushtetuese, atëherë ai mund të bëhet i pranueshëm dhe mund të pranohet nga qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …