Kryeministri, Isa Mustafa ka paralajmëruar se në vitin e ardhshëm, Kosova do të buxhetin 2 miliard euro. Ai ka theksuar se kjo do të bëjë Kosova të ketë rritje ekonomike mbi 4 për qind dhe shtoi se kjo ka ndodhur si pasojë e punës së tyre. Këto deklarata, kryeministri, Isa Mustafa i bëri në konferencën “Politikat e Qeverisë për avancimin e statusit të gruas në shoqëri” të organizuar në kuadër të zgjedhjeve të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në konferencë po marrin pjesë, ministra, deputete të LDK-së dhe 120 anëtare të strukturave të Forumit të Gruas të kësaj partie nga të gjitha degët.
