Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të vendit. Ai tha se ky post nuk mund të zgjidhet pa u konsultuar me partitë opozitare si PDK-ja dhe Vetëvendosja. Sipas tij, më e lehtë do ishte bashkëpunimi me PDK-në për këtë çështje, pasi partia e drejtuar nga Kurti kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe nuk krijon hapësirë për të hapur çështje të tjera. Mustafa thotë se ka biseduar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me kreun e PDK-së, Kadri Veselin për zgjedhjen e kryetarit të vendit por deri tani shton se nuk është propozuar asnjë emër konkret për këtë post kyç në Kosovë. Nëse AAK-ja do të kushtëzojë votën në këmbim të zgjedhjes së Haradinaj në postit të kryetarit të shtetit Mustafa thekson se kjo rrezikon prishjen e marrëveshjes dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …