Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se nëse nuk bëhet tani koalicioni me Vetëvendosjen, atëherë pas 6 tetorit do të ndodhë koalicioni me Vetëvendosjen. “Nëse nuk bëhet tani koalicioni dëshirojmë që të mbetet hapësirë që të bëhet pas zgjedhjeve”. “Unë besoj që është e mundshme dhe është gjithsesi e dobishme për vendin tonë. Nuk do të hyjmë me partner tjetër në zgjedhje përpos me Vetëvendosjen. Koalicion tjetër nuk do të bëjmë me asnjë subjekt tjetër. Nëse e bëjmë e bëjmë me Vetëvendosjen, nëse s’e bëjmë shkojmë vet dhe pastaj takohemi pas datës 6 tetor”, ka thënë Mustafa sot për media.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …