Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ende nuk ka ndonjë qëndrim në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka thënë se ka deklarata dhe shkrime të llojllojshme, por jo edhe deklarata zyrtare nga Brukseli. “Çfarë është e sigurt tani, është se ne i kemi plotësuar kushtet teknike, të gjitha kriteret, por edhe tetë rekomandimet të cilat janë dhënë”, theksoi kryeministri Mustafa. Sipas tij, Komisioni Evropian në raportin e tij ka konstatuar se Kosova i ka plotësuar kushtet.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …