leoni

Isa Mustafa

Mustafa: Nuk kemi asnjë kontest shtetëror me Malin e Zi, as kontest kufitar

Në një intervistë për Radion-Evropa e Lirë, kryeministri Isa Mustafa është shprehur se beson  se nuk do të paraqiten komplikime në Kuvend sa i përket ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e zi për demarkacion, sepse, sipas tij  vendi do ta rrezikonte liberalizimin e vizave, por edhe partneritetin  me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ai fton liderët opozitarë që nëse kanë dokumentacion që e dëshmon se Kosova po humb territor, ta paraqesin atë. Nuk kemi asnjë kontest shtetëror me Malin e Zi, as kontest kufitar. Çështjet janë më tepër individuale. Mendoj se ratifikimin duhet ta bëjmë para se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë mes tjerash kryeministri Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Reagime të ashpra ndaj thirrjeve për bojkot të produkteve vendore nga Lëvizja Vetëvendosje

Thirrjet për bojkot të produkteve vendore nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kritikuar ashpër nga …