Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kjo parti nuk do të bashkëqeverisë me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK-ja të përfshihet në Qeverinë e ardhshme, por pa PDK-në dhe duke e ruajtur pozitën udhëheqëse të Qeverisë së re. “Në qoftë se e gjejmë hapësirën për të marrë pjesë në qeverisje, duke e ruajtur edhe subjektivitetin tonë, të themi edhe si koalicion edhe si LDK, hyjmë. Në qoftë se jo, ne e ndjemë veten shumë mirë në opozitë gjatë kësaj periudhe, që t’i ndihmojmë vendit përmes opozitës”, ka thënë Mustafa. Më tutje, Mustafa ka thënë, mjerë ajo qeveri që mbetet i dy apo tre deputetëve dhe Listës Serbe. “Unë do të doja që Qeveria të themelohej nesër, pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur sepse ky vend është në rrezik që të shkojë përpara pa Qeveri dhe pa institucione. Por, po e shoh që po shkon mjaft vështirë sepse mjerë ajo Qeveri e cila mbetet i dy, tre apo katër deputetëve ose i 10 deputetëve të Listës Serbe, të cilët nesër, kur të duan hyjnë në sallë dhe kur të duan e lëshojnë sallën dhe asnjë ligj nuk mund të procedohet në Kuvend, në qoftë se nuk marrin pjesë në votimin e atij ligji 61 deputetë”, është shprehur Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …