Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se nuk do të ketë dekret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe se nuk do të bëhen pazare për çështje të tilla. Ai ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që ka saktësuar se do ta dërgojë sërish në Kuvend ri-procedimin e demarkacionit edhe pse tashmë dihet se Kuvendi nuk i ka dy të tretat e votave për demarkacionin.
