Isa Mustafa

Mustafa: Nuk do të ketë themelim të komunave të reja

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës kundër themelimit të komunës së Prilluzhës, duke siguruar se Qeveria është e përqendruar në zhvillim ekonomik dhe jo në themelim të komunave të reja. Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i Qeverisë ka bërë thirrje që mos humbet kohë me tema inekzistente. “Qeveria është e fokusuar në realizimin e programit ekonomik, në krijimin e kushteve për hapjen e fabrikave të reja, për vende të reja pune, për zhvillim ekonomik. Jo për themelimin e komunave të reja. Prandaj, të mos humbim kohë duke u marrë me tema inekzistente rreth komunave të reja, por të shfrytëzojmë kohën dhe energjinë për zhvillim, punësim dhe prosperitet”, thuhet në shkrimin e kryeministrit, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …