Kryeministri, Mustafa, në fjalimin e tij në “Gërmia Hill” tha se çështja më brengosëse mbetet ajo e izolimit të qytetarëve të Kosovës, megjithëse u shpreh optimist se Bashkimi Evropian së shpejti do të marrë vendim për të rekomanduar liberalizmin e vizave për Kosovën. Mustafa thotë se Kosova është angazhuar në luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit, pasi që numri i kosovarëve në konfliktet në Siri dhe Irak ka rënë nga rreth 300, në më pak se 70 sa aktualisht mund të gjenden atje. Gjithashtu, Mustafa përmendi edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilën tha se këtë vit pritet të bëhet transformimi në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …