Kryeministri, Isa Mustafa gjatë një konference për medie,
ka folur për të arriturat e Qeverisë së tij. Ai, midis të tjerash, përmendi
edhe kundërshtimin e opozitës karshi marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe
Malin e Zi. “Opozita duhet të heq dorë nga dhuna. Unë si kryeministër kam
shprehur gatishmëri që të takohem me ta dhe të arrijmë konsensus në raport me këto
marrëveshje”, ka deklaruar kryeministri, Mustafa. Poashtu, kreu i Qeverisë ka
konfirmuar edhe arritjen e marrëveshjes me Holandën në lidhje me Gjykatën
Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …