Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Mustafa: Orientimi evropian nuk ka asgjë të përbashkët me sjelljet folklorike, primitive dhe provinciale (!)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke shkruar për liberalizimin e vizave, ka thënë se vlerat e shtetit, sovraniteti shtetëror dhe orientimi evropian nuk kanë asgjë të përbashkët me sjelljet folklorike, primitive dhe provinciale.  Ai ka shtuar se Gjeorgjia dhe Ukraina, pas marrëveshjes së rregullave të suspendimit, do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Kosova, për fat të keq, po ndahet nga ky grup për shkak se opozita po e kundërshton marrëveshjen për demarkacion, që është kusht për liberalizim. Edhe disa deputetë të pozitës, përfshirë një numër të vogël edhe nga LDK-ja kanë përqafuar kauzën e AAK-së dhe po bëhen pengesë e vendimit për liberalizim. Lista Serbe pas votimit të Ligjit për Trepçën u shpreh se nuk do ta votojë demarkacionin. U bënë bashkë këta për të kundërshtuar një element të rëndësishëm të sovranitetit të vendit, ka shkruar mes tjerash, kryeministri Mustafa, i dëshpëruar se nuk po arrin ta miratojë në Kuvend demarkacionin me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …