Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka drejtuar kritika të shumta ndaj liderit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Duke komentuar kritikat e këtij të fundit drejtuar LDK-së të cilën e quan “klub i stërvjetëruar”, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk merret me recitimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ka shtuar se më mirë është që ai të merret me si kryeministër në detyrë, këto ditët e fundit, të merret me disa punë të qeverisë dhe jo me LDK-në. Kurti s’do të bëhej kryeministër pa përkrahjen e LDK-së. Prandaj, në qoftë se ka pranuar që të korruptuarit, sipas tij ta bëjnë kryeministër, kjo dëshmon se edhe ai vetë në mendje dhe në logjikë është i korruptuar, kas theksuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …