Kryeministri, Isa Mustafa ka paralajmëruar se stadiumi kombëtar ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë shumë shpejt do t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga UEFA dhe FIFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, Mustafa ka përkujtuar vendimin e fundit të Qeverisë për investimin prej 1 milion eurosh në këtë stadium.
