Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se aktiviteti në parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës, do të jetë prioritet i Qeverisë. Këto komente, ai i bëri gjatë konferencës së donatorëve, duke folur mbi zbatimin e strategjisë nacionale, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. Sipas kryeministrit, Kosova është vend i vogël, por ka përgjegjësinë e vet në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, së bashku me vendet e tjera. “Pasojat nga terrorizmi janë shumë të mëdha, janë afatgjate dhe kërkojnë domosdoshmërish një aleancë të përbashkët që ne ti tejkalojmë dhe të luftojmë kundër tyre”, u shpreh kryeministri, Mustafa.
19. 1. 2016 8.00
Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, në Prishtinë, mjeku, Zaim Gashi, ka bërë të ditur për mediet se gjendja shëndetësore e Adem e Demaçit është stabile, du ditë pasi është shtruar në spital. Ai ka bërë të ditur se po bëhen prova nëse Demaçi do të mund ta përballojë gastroskopinë, kështu që sot pritet të marrin një vendim për këtë. Jemi duke i bërë disa konsulta me kardiologë e neurologë dhe jemi duke parë mundësinë për ta bërë gastroskopinë. Do të mblidhemi dhe do të marrim një vendim ka thënë Gashi. Demaçi tash për tash nuk ka shenja të gjakderdhjes dhe ka filluar ta pranojë ushqimin. Tani gjendja është më stabile, krahasuar me atë në çfarë është pranuar në klinikë tri ditë më parë, kanë bërë të ditur mjekët në klinikë.
Ratifikimi i marrëveshjes së Kosovës me shtetin e Holandës për selinë e Gjykatës Speciale pritet të sjell tensione në Kuvend dhe jashtë tij. Kjo për faktin se ekzistojnë dallime të mëdha në mes pozitës dhe opozitës për sa i përket themelimit të kësaj Gjykatë. Avokati Tomë Gashi thotë se rikthimi i Speciales në Kuvendin e Kosovës, pritet të sjell situata acaruese dhe kundërshtie në mes të pozitës dhe opozitës. Mëgjithatë ai thotë se ratifikimi i kësaj marrëveshje është obligim pasi është marrëveshje ndërkombëtare dhe implikon shtetin e Holandës dhe Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi thotë se opozita e bashkuar do ta kundërshtoj ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës. Ai nuk ka specifikuar se çfarë veprimesh do të ndërmarrin megjithatë thotë se bashkë më partnerët e opozitës do të bllokojnë secilën seancë për sa kohë që nuk përmbushën kërkesa e tyre kryesore e që është dorëheqja e Qeverisë. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës më herët kishin deklaruar se marrëveshja me shtetin e Holandës nuk ka pse të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe kjo gjë duhet të kalojë vetëm në Qeveri. Mirëpo, kanë qenë udhëheqësit e shtetit të Holandës të cilët nuk kanë pranuar që selia e kësaj Gjykatë të vendoset në shtetin e tyre pa u ratifikuar në Kuvendet përkatëse.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar jo zyrtarisht me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në shoqërimin e zot Haradinaj dhe të bashkëshortës së tij ishte i pranishëm edhe deputeti, Pal Lekaj.
Nuk dihet përmbajtja zyrtare e takimit, por besohet se është një takim në vazhdën e tejkalimit krizës politike në Kosovë. Nga fotografia e publikuar në Internet nga ky takim, shihet se kreu i AAK-së dhe kryeministri i Shqipërisë janë takuar në një restorant. Më herët gjatë ditës, Haradinaj përmes një komunikate për media, kërkonte nga Qeveria e Kosovës që të merrte hapin e parë për daljen nga kriza.
Lejimi i operatorit të ri serb, përkatësisht telefonisë mobile ‘MTS’, do të ketë pasoja të rënda për sigurinë e vendit, kanë vlerësuar përfaqësues të Vetëvendosjes gjatë një paraqitje para medieve. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se kompania të cilës duan t’i japin leje për operim, është kompani shtetërore e Serbisë dhe se me këtë bëhet integrimi i plotë i sistemit të Serbisë në Kosovë. Ndërkaq, Ismet Hamiti nga ky subjekt, vlerësoi se Kodi për Kosovën mund të zgjidhet pa Serbinë. “Zgjidhja do te ishte aplikimi i rezolutës se Kuvendit, me kodin 355 te Shqipërisë. Marrëveshja për kodin telefonik ka rëndësi në fushën e sigurisë, përgjimeve. Nuk ka vend ne bote qe e lejon qe kompania e shtetit tjetër te operoje ne shtetin tjetër. Do te ketë pasoja ne sigurinë e vendit tonë Kjo marrëveshje duhet te kundërshtohet fuqishëm dhe përgjegjësit duhet t’i përgjigjen popullit”, tha ai.
Zyrtarët e lartë të koalicionit PDK- LDK, shpresojnë se do ta arrijnë një marrëveshjeje me opozitën para fillimit të punimeve të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se drejtuesit e dy partive në bashkëqeverisje nuk po duan që sesioni i ri i punimeve të Kuvendit të fillojë me probleme të ngjajshme, ku opozita përdorte edhe gazin lotsjelljës, vetëm e vetëm që të mos lejoj mbajtjen e seancave, pa tërheqjen e dy marrëveshjeve me Serbinë dhe me Malin e Zi, gjegjësisht për Asociacionin dhe Demarkacionin. Mustafa e Thaçi po shpresojnë të ketë një ndërhyrje ndërkombëtare, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me opozitën dhe punimet e Kuvendit të zhvillohet normalisht.
Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajçakso të të qëndrojë për një vizitë në vendin tonë. Gjatë kësaj vizite ai pritet të takohet me kryetaren Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Enver Hoxhaj. Sipas njoftimit të Presidencës, takimi në mes të Lajçak dhe Jahagës do të ndodhë në orën 15:40. “Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në zbulimin e Pllakës përkujtimore në nderim të ushtarëve sllovakë, që humbën jetën në aksidentin ajror duke u kthyer nga misioni i tyre në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ngritja e Pllakës përkujtimore për ushtarët sllovakë është bërë me iniciativën e presidentes Jahjaga”, është thënë në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connelli, gjatë bashkëbisedimit me qytetarë përmes internetit ka deklaruar se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën drejtë integrimit në BE. Gjëja më e mirë për BE-në është se ajo përfaqëson një grup vlerash të përbashkëta për demokracinë evropiane. Unë jam i sigurt se e ardhmja e Kosovës është në BE. Por për të arritur atje duhet shumë punë për të përmbushur kriteret. Ne do të ndihmojmë, ka thënë O’Connelli kur është pyetur se si jetohet në Evropë pasi që Kosova është e izoluar. Ai ka thënë se janë duke punuar për t’i mbështetur disa investitor britanik për të investuar në Kosovë
Kryetari i Degës së Nismës për Kosovën në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se programi i Nismës në këtë komunë tani është shtrirë fuqishëm. Personalisht ndihem i kënaqur me përkrahjen e vazhdueshme të qytetarëve, të cilët kanë nevojë t’u mundësohet hapësirë për veprim të gjithë atyre që janë të vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë kauzë në të cilën gjendet Kosova. Këtë e dëshmuan në Dardani (ish-Piskot) lagjja ‘Xhafer Thaçi’, me formimin e nëndegës së Nismës, ku kryetar u zgjodh z. Agron Tahiraj, po ashtu u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë së nëndegës”, ka shkruar Fazli Hoxha.