Isa Mustafa: Iu takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim, në Hagë

Mustafa: Partitë politike kanë këmbëngulur në kandidatët e tyre për kryetar të shtetit, vendi po shkon drejt zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa javë më parë paralajmëroj organizmin e një tryeze me partitë politike për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kosovës. Por deri tash nuk ka diçka konkrete në realizimin e këtij takimi ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike në pushtet dhe në opozitë. I pari i LDK-së, ka thënë se nuk ka gatishmëri të partive politike për një takim të tillë. Mustafa më tej ka shtuar se ka këmbëngulje nga disa parti që e votojnë vetëm kandidatin e tyre për kryetar të vendit dhe jo ndonjë kandidat tjetër. Ai thekson se në këtë situatë jemi duke rrëshqitur drejt zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …