Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka akuzuar partnerin e deritanishëm qeverisës PDK-në se ka penguar liberalizmin e vizave si dhe ka mashtruar qytetarët për themelimin e ushtrisë. Mustafa ka shkruar në rrjetin social se Kosovës i nevojitet një qeverisje evropiane. “Kosovës i nevojitet një qeveri dhe qeverisje evropiane. Qeveri e cila i ka dyert e hapura në Evropë dhe SHBA, dhe nuk diktohet nga asnjë vend fqinj. Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë. As njëra dhe as tjetra nuk bëhen me deklarata parazgjedhore e as me protagonizëm dhe sidomos nga ata që penguan”, ka shkruar Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …