Kryeministri, Isa Mustafa ka përkujtuar 243 viktimat e Krushës së Madhe si dhe anëtarët e familjes Berisha nga Theranda, që u vranë e u masakruan nga forcat ushtarake serbe. Sipas kryeministrit, masakra në Krushë të Madhe si dhe ajo e Therandës, “përbëjnë dy prej krimeve më brutale mbi popullin e Kosovës të kryera nga regjimi i Millosheviqit”. “Në këto dy masakra u vranë fëmijë, gra, pleq e burra, për të vetmen arsye se ata ishin shqiptarë, se ata e donin vendin e tyre të lirë, të pavarur e demokratik. Njerëzit e mirë të masakruar në Krushë të Madhe dhe në Suharekë, së bashku me dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë të vrarë e të zhdukur anekënd Kosovës nga regjimi serb, janë martirë të lirisë së Kosovës. Ata janë dëshmi e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit shtetërore që regjmi i Serbisë kreu në Kosovë, përgjegjësi prej të cilës nuk do të mund të shpëtojnë organizatorët dhe kryesit e tyre”, thuhet në shkrimin e kryeministrit, Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …