Isa Mustafa

Mustafa: Përmirësimet janë rezultat i drejtpërdrejtë i bisedimeve në Bruksel

Gjendja në veri të Kosovës është përmirësuar dukshëm viteve të fundit, kështu ka deklaruar kryeministri Mustafa, e kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të bisedimeve që po bëhen mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel. “Gjendjen e vështirë në veri të vendit e kemi trashëguar nga UNMIK-u. Kemi vendosur sovranitetin në territorin e Kosovës. Kemi kufij me Serbinë, policinë e Kosovës e kemi atje dhe po punohet në rivitalizimin e urës së Ibrit që lidh dy pjesët e Mitrovicës. Edhe kompanitë në veri janë regjistruar dhe fiskalizuar. Gjendja e sigurisë atje është përmirësuar bindshëm. Kemi marrë masa edhe për zhvillimin ekonomik, duke themeluar një fond që të ndihmohet zhvillimi ekonomik i Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Zveçanit”, ka thënë Mustafa. “Përmirësimet janë rezultat i drejtpërdrejtë i bisedimeve në Bruksel”, ka shtuar ai duke përmendur se “dialogu po ndihmon në konsolidimin e shtetit duke krijuar marrëdhënie të normalizuara me Serbinë”, është shprehur kryeministri Mustafa.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …