Mustafa përshëndet nismën e kryetares, Jahjaga

Pas takimit me krerët e
opozitës, kryetarja Jahjaga ka pritur në takim kryeministrin, Isa Mustafa. Ai
në një prononcim për mediet, tha se e mirëpret nismën e kryetares për zgjidhjen
e krizës politike. Megjithatë, kryeministri Mustafa nuk sqaroi nëse ka përafrim
të qëndrimeve mes pozitës dhe opozitës, duke thënë se ftesa e tij për partitë
opozitare mbetet ende në fuqi. Përndryshe gjatë ditës së sotme, krerët e
opozitës nuk iu përgjigjën ftesës së kryeministrit për të zhvilluar një takim
të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Investimet Kapitale në nivel qendror për vitin 2024, më të ulëta se në vitin 2018

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se investimet kapitale në nivel …