Kabineti qeveritar i kryeministrit, Mustafa, në mbledhjen e zhvilluar sot ka diskutuar edhe për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Kryeministri, Mustafa përkujtoi se në takimin e fundit me homologun e tij, Edi Rama, janë pajtuar që të mbahet mbledhja e radhës për të vlerësuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Ai theksoi se kjo mbledhje pritet të mbahet në fund të muajit maj ose në javën e parë të qershorit. Ministrat, Kujtim Shala, Mahir Jagxhillar, Hajredin Kuçi dhe Petrit Selimi do të merren me organizimin e kësaj mbledhje. Mbledhjet e kaluara, të cilat janë quajtur edhe ‘historike’, mes qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat të prekshëm përpos bumit medial. Shumë prej marrëveshjeve kanë mbetur në letër, në ndërkohë që në mënyrën më bizare vazhdojnë pengesat doganore të njërës ose palës tjetër, duke pamundësuar lindjen e një tregu të përbashkët shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …