Mustafa: Po përpiqemi për bashkërendimin e qëndrimeve me opozitën lidhur me demarkacionin

Mustafa: Po përpiqemi për bashkërendimin e qëndrimeve me opozitën lidhur me demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar një takim me opozitën për të diskutuar rreth demarkacionit me Malin e Zi. Gjatë Konventës së parë të industrisë së drurit në Kosovë, Mustafa ka thënë se do të bëjnë përpjekje për bashkërendimin e qëndrimeve me opozitën, para se demarkacioni të procedohet në Kuvendin e Kosovës.  “Unë mendoj që do të takohemi me opozitën qoftë në mënyrë të drejtë për drejtë qoftë përmes formave përmes të cilave kemi siguruar deri tash takime edhe me pjesëmarrje të ambasadorëve të huaj. Do të bëjmë përpjekje që të bashkërendojmë qëndrimet tona para se të procedojmë në Kuvend.  Ky është edhe shkaku që nuk po ngutem që ta procedoj në Kuvend derisa t’i shtjerrim të gjitha mundësitë e dialogut me opozitën në mënyrë që demarkacioni të jetë si rrjedhojë e një pajtimi të përbashkët, ka thënë kryeministri Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …