leoni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Mustafa: Raporti i PE-së është me logjikë fashiste dhe i përgatitur me frymë ruse

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Raportit të Parlamentit Evropian, raport sipas të cilit fajtor për prishjen e qeverisë Kurti janë dezinformatat e përgatitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Në reagimin e tij, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkruar se gënjeshtrat kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë fund. Nuk marrin fund as përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse. Të gjitha këto të financuara me para të taksapaguesëve evropian. Materiali manipulativ i porositur si “Studim” për hartimin e lajmeve të rrejshme nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, sa i përket Kosovës, del të jetë një pamflet me plotë paragjykime e gënjeshtra. Kompleks i inferioritetit të tyre kundrejt SHBA-ve, ka shkruar në mes tjerash kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …