Mustafa

Mustafa relativizon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Kryeministri, Isa Mustafa pasi u dha dritën jeshile zgjedhjeve të Serbisë në territorin e shtetit tonë, në deklarimet e tij po e relativizon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Duke folur mbi këtë çështje, ai ka deklaruar se nuk ka marrëveshje të veçantë me Serbinë, por ka autorizim të OSBE-së për grumbullim të votave. “S’bëhet fjalë për zgjedhje klasike serbe në Kosovë, pasi që ne nuk lejojmë që Serbia të shpallë zgjedhje në Kosovë, prandaj OSBE do të grumbullojë votat këtu, por ato nuk numërohen në Kosovë”, është shprehur kryeministri, Mustafa. Zgjedhjet parlamentare të Serbisë priten të mbahen të dielën edhe në Kosovë, ndërkohë që misioni i OSBE-së do të ndihmojë mbarëvajtjen e tyre, duke dërguar staf në vendvotime. Pavarësisht se deklarimet e Qeverisë janë se ky proces është vetëm “grumbullim votash”, liderët e partive kryesore në Serbi kanë mbajtur të papenguar fushata parazgjedhore në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …