Kryeministri, Isa Mustafa priti në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie të cilët i njoftoi me përparimin e shumanshëm të vendit tonë dhe për objektivat e Qeverisë së Kosovës në të ardhmen. Duke shfaqur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ai theksoi se SHBA-të do të jenë përherë partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Drejtori i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi, vlerësoi të arriturat në Kosovë duke çmuar punën e institucioneve të Kosovës. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje të mëtejme për Kosovën në të gjitha fushat. Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera që lidhen me zhvillimet politike në Kosovë si dhe në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …