Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol aktiv në dialogun e Kosovës me Serbinë. Ai ka shtuar më tutje se kryetarët e partive politike duhet të ofrojnë përkrahje më të madhe për kryetarin dhe kryeministrin në procesin e bisedimeve me Serbinë. Sot kisha një bisedë telefonike me z. Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog. Shpreha përkrahjen time dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke. Se dialogu është krejtësisht politik dhe rezulton me marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke. Po ashtu është për t’u vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, z. Hyseni me z. Philip Reeker, Asistent Sekretar Kyesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut, ka shkruar në mes tjerash kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …