Isa Mustafa

Mustafa: Shtyrja e vendimit për Haradinajn, lojë e skenuar nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të pabazuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës. Mustafa tha se përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës. “Besojmë se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë. I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, kërkojmë nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e z. Haradinaj në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …