Ish kryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve do të ishte vendim i gabueshëm. Ai është cituar të ketë thënë se mbajtja e zgjedhjeve është akti më i lartë demokratik të një vendi dhe ka shtuar se ka forma të tjera për t’u ruajtur shëndeti i qytetarëve. “Presidentja ka të drejtë të trajtojë vlerësimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së, por gabon keq nëse i shtynë zgjedhjet. Zgjedhjet janë atributi kryesor i demokracisë, i shprehjes së besimit të popullit se kush duhet ti qeverisë. Ka mënyra që zgjedhjet të mbahen dhe të ruhet shëndeti i qytetarëve”, është cituar të ketë deklaruar ish kryeministri, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …