Isa Mustafa

Mustafa: S’ka marrëveshje finale me Serbinë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se s’ka marrëveshje finale me Serbinë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është cituar të ketë deklaruar më tutje se Kosova jo vetëm që pret të konsultohet ngushtë me SHBA-të, por ajo pret që SHBA do të jenë në tavolinën e dialogut. Prandaj e vlerësoj ftesën që departamenti i shtetit ia ka bërë z. Hyseni dhe vizitën e tij në Washington. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shtuar më tutje se marrëveshja mund të arrihet vetëm me konsultim të ngushtë të Kryeministrit, të Presidentit, të subjekteve të koalicionit qeverisës dhe të opozitës. Flas për konsultime përmbajtësore, pajtime, jo vetëm për informim. Nuk jam prej atyre që shpresojnë në një marrëveshje të shpejtë, në vjeshtë të këtij viti, por konsideroj se dialogu duhet të zhvillohet e të mos ndalet për një marrëveshje për njohje reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …