Duke komentuar deklaratën e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi të dhënë për “Danas”, së cilës i ka thënë se Kosova ka bërë një lëshim të madh në Ohër duke heqë dorë nga njohja formale, ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se qëllimi kryesor i dialogut Kosovë-Serbi ka qenë arritja e njohjes reciproke por që gjatë Qeverisë Kurti ky qëllim ka ndryshuar. Ai ka shtuar se nën drejtimin e Kurtit, dialogu është shndërruar një proces menaxhimi i krizave të cilat i shkaktojnë të dy palët për kalkulime te brendshme politike. Ish kryeministri, Isa Mustafa ka shtuar më tutje se Qeveria e Kosovës fillimisht bënë veprime populiste kinse për ta shtrirë sovranitetin, veprime të cilat më pas i shesin tek “qytetarët e painformuar”, dhe më pas tërhiqen pas qortimeve dhe sanksioneve ndërkombëtare.
