Mustafa: Synojnë ta rikthejnë udhëheqjen e Prishtinës dhe vazhdimin e udhëheqjes edhe për një mandat në Gjilan, Besianë dhe Burim

Mustafa: Synojnë ta rikthejnë udhëheqjen e Prishtinës dhe vazhdimin e udhëheqjes edhe për një mandat në Gjilan, Besianë dhe Burim

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Isa Mustafa, kryetar i këtij subjekti, tha se qëllimi i takimit ka qenë mobilizimi për zgjedhjet e balotazhit për dhjetë komuna, në të cilat garojnë kandidatët e LDK-së në raundin e dytë, më 19 nëntor. Ai the se synojnë ta rikthejnë udhëheqjen e Prishtinës dhe vazhdimin e udhëheqjes së komunave edhe për një mandat me komunat, Gjilanin, Podujevën, Istogun etj., për të cilat tha se LDK prinë dukshëm. Mustafa tha se nuk kanë biseduar me as një parti për të hyrë në koalicion në raundin e dytë, meqë sipas Mustafës koalicion LDK ka lidhë vetëm me qytetarët, raporton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …