Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë bisedimeve me palën serbe, në Bruksel do të diskutojë për veprimet sistematike të Serbisë në vendin tonë, fletëarrestet që po lëshohen ndaj qytetarëve dhe ndaj luftëtarëve të UÇK-së, çështjen e të pagjeturve, si dhe se si të rrumbullakohet më shpejt procesin e dialogut në mënyrë që të mos zgjasë pafund. Mustafa tha se këtë herë udhëtimi për në Bruksel i takon një formati më të veçantë për arsye se tani do të shkojnë në cilësinë e kryetarit dhe kryeministrit të Kosovës. Kësaj radhë është një nivel dhe një takim i formatit të veçantë sepse ne shkojmë në cilësinë e kryetarit dhe kryeministit, po ashtu edhe pala serbe do të prezantohet në të njëjtin format.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …